Interpol Tirana ka ekstraduar nga Milano, Itali, drejt Shqipërisë, një shtetas, të shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar, raportojnë mediat shqiptare, përcjellë ablora.ch.

Marketing

Në 2005-ën, Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar shtetasin I. B., 51 vjeç, me 18 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese, kryer në bashkëpunim”.

Më pas, në 2014-n, ky shtetas u arrestua në Itali, ku deri në dhjetor të 2021-shit ka qëndruar në burg, për llogari të drejtësisë italiane.

Kjo për një vepër tjetër penale të kryer në Itali.

I. B., në bashkëpunim me pesë shtetas të tjerë në Peqin, kanë dërguar një shtetase në Itali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, në qershor 2001-shit. /ablbora.ch/

Marketing