Varianti i ri i COVID, Omicron, ndonëse nuk paraqet rrezikshmëri të lartë, për shkak të shpejtësisë së përhapjes, ka vënë në lëvizjet vendet që të marrin masa shtrënguese.

Marketing

Një prej tyre është edhe Anglia. Sipas BBC të gjithë nxënësit në shkollat e mesme në Angli do të detyrohen që të mbajnë maska gjatë gjithë kohës.

Mbajtja e maskave vjen në një kohë kur shkollat janë të hapura, por përhapja e Covid vijon të jetë me ritme të shpejta. Deri më tani, Anglia është vendi i vetëm katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar ku maskat nuk rekomandoheshin për nxënësit në shkolla.

Numri i të prekurve nga koronavirusit është në rritje. Nxitur edhe nga përhapja e variantit Omicron, Europa ka tejkaluar 100 milionë raste të reja që nga fillimi i pandemisë. /albora.ch/

Marketing