Studiuesja gjermane, Suzana Starikov përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se kryeministri i tanishëm i Shqipërisë, Edi Rama, mund të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s.

Starikov ka shkruar se SHBA’ja ka insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO’s mes anëtarëve të rinj të NATO’s.Sipas saj, kandidatë ishin Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Katja Kalas.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s.

Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov./albora.ch/

Marketing
Marketing