Mesditën e sotme Kryeministri Edi Rama, iu është drejtuar demokratëve në lidhje me protestën e mbajtur dje në Partinë Demokratike.

Marketing

Rama është shprehur se e gjithë kjo vjen si rezultat i delegjitimit të plotë, ku të dy palët kanë humbur mundësinë për të udhëhequr demokratit.

“Të dy mbahen që të mos bien, ndërkohë që ne duam që të ndihmojmë paqen dhe s’jam këtu që të kërkoj nga demokratët që të bëhen votues të PS-së dhe për të thënë sa mirë që u shkatërrua opozita, por për të bërë çmos që ta çlirojmë politikën e këtij vendi që na mban peng të gjithëve të ndasisë së thellë dhe urrejtjes së brendshme të të dy kampeve dhe të gjendet rruga që të mos kemi më skena të tilla, që janë të destinuar që të përsëritin” tha kryeministri shqiptar.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Shqipëria ka nevojë për opozitë.

“Një opozitë që të sfidon fizikisht nuk është opozitë, një opozitë që nuk të sfido me kurajo për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar dhe me guximin për të projektuar të ardhmen me reforma shumë më të avancuara me to të pozitës”ka thënë Rama ndër të tjera./albora.ch/

Marketing