Komuna e Prishtinës gjatë javës prezantoi një ndryshim në qarkullim të veturave në unazën qendrore të kryeqytetit.

Marketing

Shndërrimi i unazës qendrore në një rrugë njëkahore u planifikua si testim për fundjavë.

Sot është dita e dytë e këtij testimi. Si dje, ashtu edhe sot, do të funksionojnë si një drejtimëshe rrugët:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE- Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.

Një testim i tillë dje në komunë ka shkaktuar kolona në momente të caktuara, dhe, derisa kishte qytetarë të cilët e duartrokisnin idenë, pati edhe të atillë që nuk ishin të kënaqur me këtë ndryshim./albora.ch/

Marketing