Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot Amerika ka dhuruar edhe 32 milionë shtesë për Republikën e Kosovës.

Marketing

“Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë”, ka shkruar në facebook Osmani.

Ndër të tjera ka theksuar se mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse./albora.ch/

Marketing