Shtresa e akullit që mbulon Grenlandën po shkrin me shpejtësi në pjesën e poshtme të saj, dhe po lëshon shumë më tepër ujë e akull në oqean nga sa ishte kuptuar deri tani, tregon një studim i ri i cituar nga CNN, sipas të cilit kjo situatë mund të ketë pasoja serioze për rritjen e nivelit global të deteve.

Marketing

Një shkallë e “pashembullt” shkrirjeje është vënë re në fundin e shtresës akullnajore, theksohet në hulumtimin e botuar në Proceedings of the National Academy of sciences. 

Teksa uji i shkrirë nga sipërfaqja e akullnajës bie, energjia e tij gravitacionale shndërrohet në energji kinetike, e cila në fund ngroh ujin që grumbullohet në bazën e shtresës së akullit.

Studimi zbuloi se në këtë proces, shtresa e akullit të Grenlandës prodhon më shumë energji sesa 10 digat më të mëdha hidroelektrike të botës të marra së bashku.

Akulli i Grenlandës po shkrin shumë shpejt, gjendemi përballë një humbjeje tejet të madhe nga shkrirja e tij.

Mund të them se shkalla e saj po arrin tek pesë apo gjashtë centimetra në ditë”, tha Poul Christoffersen, i Universitetit të Canmridge.

Ai shprehet se krahasuar me Antarktidën, situata këtu paraqitet edhe më problematike pasi akulli deformohet me shpejtësi mjaft më të madhe./albora.ch/

Marketing