Marketing

Kompania PNetwork, aktive midis Luganos dhe Londrës në sektorin e kriptomonedhave, ishte viktimë e një kripto-krimi 19 shtatorin e kaluar.

Sipas raporteve nga RSI, një haker do të kishte vjedhur mbi 170 bitcoin nga kompania, me vlerë rreth 12 milionë franga, dhe do t’i depozitonte ato në portofolin e tij virtual, përcjell albora.ch.

Meqenëse transaksionet regjistrohen, krimineli është i detyruar t’i mbajë paratë në llogarinë e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë i tha RSI-së se ka pista për të gjetur autorin e faktit.

PNetwork ka krijuar një sistem për të kompensuar klientët e saj./albora.ch/

Marketing