Një burrë është dënuar me të paktën 20 vite burg, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë.

Marketing

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtatot të vitit 2021, ku Kashif Anwat, 29 vjeç, vrau gruan e tij shtatzënë, Fawziyah Javed, duke e shtyrë nga një shkëmb shëkmbor në Arthur’s Seat, një vullkan i zhdukur në Parkun Holyrood, në fund të Royal Mile të famshëm të Edinburgut.

Para oficerëve të policisë 29 vjeçari u përpoq të vetëmbrohej duke thënë se ai kishte rrëshqitur dhe ishte përlasur me gruan e tij, e cila më pas edhe u rrëzua nga shkëmbi, mirëpo kjo deklaratë e tij u hodh poshtë nga nëna e të resë e cila hodhi pistën se vajza e saj ishte vrarë pikërisht nga bashkëshorti.

Juria në Gjykatën e Lartë në Edinburg e hodhi poshtë atë mbrojtje dhe e shpalli atë fajtor për vrasjen e Javed dhe shkaktimin e vdekjes së fëmijës së saj të palindur.

Anëar tha se ata kishin vendosur të vizitonin Arthur’s Seat, një vullkan i zhdukur në Parkun Holyrood, në fund të Royal Mile të famshëm të Edinburgut, pasi kishin ngrënë në zinxhirin ushqimor Ëagamama’s.

Ata arritën në kodrën e famshme rreth orës 19:30 dhe filluan të ngjiten për të parë perëndimin e diellit. Por dyshja mbërriti shumë vonë dhe vendosi të kthehej nga kodra. Atëherë ata vendosën të bënin një selfie në një dalje shkëmbore.

“Ishim poshtë majës. Unë humba ekuilibrin dhe rashë në të.

E dëgjova atë të shkonte përtej buzës dhe të thoshte ‘oh këmba ime’ dhe ajo filloi të bërtiste. Dëgjova një goditje të fortë”, tha ai më herët. Javed kishte rënë 15 metra nga shkëmbi rënië e cila rezultoi fatale për të dhe fëmijën që mbante në bark.

Marketing