Na ndan rreth një muaj nga “Eurovision” dhe ethet tashmë kanë filluar. Prestigjozja BBC ka shkruar një artikull për këngët përfaqësuese në festivalin europian dhe e nis pikërisht me Shqipërinë.

Marketing

Sipas medias britanike, kënga përfaqësuese e vendit tonë nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe. 

“Në një tipar sinkroniteti tipografik, Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023. Një ish-nënkampione në The Voice, ajo po interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca zakonisht përfundon me Albinën që u rrëzua në gjunjë e përlotur. 

Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e rëndë.

Parashikimi: Në fund të tabelës”, shkruan BBC. 

Franca renditet si fituese e mundshme, gjithashtu Suedia me fituesen e vitit 2012, Loreen, Spanja ndër tre më të mirat.

Marketing