Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më sot janë vetëm dy vende në botë që nuk kanë filluar ende një fushatë vaksinimi kundër koronavirusit: Koreja e Veriut dhe Eritrea.

Marketing

Autoritetet e Koresë së Veriut vazhdojnë të deklarojnë se pandemia e koronavirusit nuk mbërriti asnjëherë në vend dhe masat e rrepta të vendosura që nga zbulimi i rasteve të para janë mjeti i vetëm i përdorur për të luftuar qarkullimin e virusit.

Në Eritrea, ashtu si në shumicën e vendeve të kontinentit afrikan është duke u zhvilluar vala e katërt e epidemisë, por autoritetet e vendit, duket se nuk duan të bashkëpunojnë me organizatat ndërkombëtare. Ndërkohë dy vendet e fundit afrikane që pranuan ndihmën e organizatave ndërkombëtare, duke autorizuar administrimin e vaksinave në fund të korrikut ishin Tanzania dhe Burundi./albora.ch/

Marketing