Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në Évires, komuna e deleguar e Fillière.

Marketing

Pak para orës 11:30, dy makina u përplasën në urën që kalon në autostradën A410, shkruajnë mediat franceze përcjell Albora.ch.

Njëra nga veturat kishte hyrë në korsinë e kundërt, pastaj ka goditur një makinë që po afrohej

 Përplasja anësore ishte jashtëzakonisht e dhunshme. Dy personat që udhëtonin në mjetin e parë, dy meshkuj të moshës 33 dhe 43 vjeç me origjinë shqiptare, kanë mbetur të vrarë në vendin e ngjarjes.

Në makinën e dytë është plagosur lehtë një 33-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, të cilët janë kujdesur nga emergjenca. Familja u evakuua në qendrën spitalore Alpes Léman.

Trafiku u ndërpre plotësisht në RD 1203, koha për të lejuar shërbimet e emergjencës për të ndërhyrë dhe evakuuar automjetet e dëmtuara. Pas pastrimit të rrugës, aksi është rihapur plotësisht për qarkullim rreth orës 13:30.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.

Marketing