Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje me armë zjarri dy oficerë policie në një universitet në shtetin e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara.

Marketing

Si pasojë e të shtënave mbeti i vdekur edhe një student si dhe u plagos edhe një tjetër, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, raporton nypost , përcjellë albora.ch.

Autori i ngjarjes 27-vjeçar tashm ë ësht ë arrestuar nga policia e Virxhinias.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ku përmes një postimi në rrjetin social twitter e quajti sulm të pakuptimtë.

“Një tjetër sulm i pakuptimtë me armë zjarri ndaj dy oficerëve të guximshëm. Unë dhe Jill lutemi për familjet e viktimave. Dhuna me armë kundër organeve ligjzbatuese po bëhet shqetësuese dhe ajo duhet të marrë fund.”

Që nga 1 janari e deri tani, të paktën 8 oficerë policie janë vrarë në krye të detyrës në shtete të ndryshme të SHBA-ve./albora.ch/

Marketing