Dy persona dyshohet se kanë vjedhur një veturë të llojit Honda në Berlin të dielën për t’i marrë disa shishe të riciklueshme, kanë njoftuar autoritetet.

Marketing

Dy të dyshuarit janë njëri 41 dhe tjetri 31-vjeçar, kanë deklaruar në polici se ishin nën ndikim të drogës në kohën kur e kishin kryer veprën.

Sipas policisë, dyshja kanë thënë se e morën veturën pasi brenda saj kishte shumë shishe të riciklueshme. Ata drejtuan veturën në një vend ku mund t’i merrnin ato dhe më pas ta braktisnin automjetin.

Ashtu si shumë vende të tjera, Gjermania ka një sistem ku shishet e përdorura mund të blihen për para, të cilat më pas mund të përdoren për të blerë mallra në dyqane. Shuma për kontejner varion nga 8 deri në 25 centë, raporton DW.

Dy të dyshuarit raportohet se arritën të ndezin veturën, por plani u dështoi kur drejtimi i tyre i pakujdesshëm tërhoqi vëmendjen e policisë.

Gjatë tentativës për arratisje, automjeti i tyre ka përplasur dy vetura të parkuara./albora.ch/

Marketing