Dy kosovarët që akuzohen për vrasjen 52-vjeçarit Ragip Kolgecit, në Itali po konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë.

Marketing

Gjyqtarri hetues i Treviso-s, Carlo Colombo, e ka konfirmuar burgosjen e dy të dyshuarve Afrim Manxhukës, dhe nipit të tij Valmir Gashit.

Ata akuzohen se e kanë vrarë me dashje Kolgecin, mbrëmjen e 12 tetorit në Treviso.

Dy kosovarët u arrestuan nga ekipi i drejtuar nga Immacolata Benvenuto.

Gjatë seancës që u zhvillua të shtunën e 15 tetorit ata kishin shfrytëzuar të drejtën për t’u mos u përgjigjur.

Krimin e bërë e ka mohuar nga Afrim Manxhuka, e ka mohuar avokati i tij Mattia Visentin, shkruan Treviso Today.

Ai mohon çdo keqbërje të klientit të tij dhe nuk e bën përgjegjës atë.

Derisa avokati i kosovarit tjetër, Mauro Serpico tha se klienti i tij vetëm se kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe se assesi nuk e kishte goditur viktimën.

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Itali, Diamant Kastrati, e ka dënuar aktin e ndodhur të mërkurën.

Marketing