Tash dy ditë një qytetar i Kosovës është arrestuar nga autoritetet serbe, në kufirin Hungari-Serbi. I arrestuari është Abaz Beqiraj, i cili u kap gjatë kthimit nga Gjermania, ku kishte qëndruar për vizitë tek djali.

Marketing

Pavarësisht se ai po vazhdon të mbahet prapa grilave në Serbi, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ende nuk kanë informacione se pse është arrestuar ai. Njësoj edhe familja Beqiraj, e cila nuk ka pranuar informatë për arsyen e arrestimit.

Në cilësinë e avokatit të Beqirajt, Arianit Koci ka deklaruar se familja deri tani është dashur që përmes rrugëve zyrtare, së paku ta kuptoj arsyen e arrestimit, nga Zyra Ndërlidhëse në Beograd.

E një gjë e tillë u tha edhe në reagimin e MPJ-së të bërë dje, ku thuhej se po presin informacione nga Zyra Ndërlidhëse, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Abaz Beqiraj u arrestua derisa po kthehej nga Gjermania derisa edhe në deklarimin e tij u tha se nuk ka asnjë arsye se pse do të duhej të ishte arrestuar nga serbët.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet serbe arrestojnë kosovarët, dy qytetarë të Podujevës poashtu u arrestuan së fundi në afërsi të Merdares. /albora.ch/

Marketing