“Gardaí” ka nisur një hetim pasi dy burra bartën një trup të pajetë në një zyrë postare irlandeze në një përpjekje të dukshme për të kërkuar pensionin e tij.

Marketing

Sipas mediave seria e çuditshme e ngjarjeve filloi kur një nga burrat hyri në zyrën postare, duke kërkuar të mblidhte një pagesë pensioni për një burrë të moshuar. Ai u refuzua, ndërsa stafi e informoi se pensionisti do të duhej të ishte i pranishëm në mënyrë që paratë të dorëzoheshin.

Burri u kthye menjëherë pas kësaj me dy burra të tjerë, dhe së bashku me kufomën e pensionistit në krahë duke kërkuar që t’i jepej pagesa e pensionit, transmeton albora.ch.

Por personeli ka njoftuar menjëherë policinë, ku ata janë larguar nga vendi duke lënë pas trupin e pajetë në postë.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Carlow, Ken Murnane tha se ishte “absolutisht i tronditur” kur dëgjoi lajmin.

Murnane tha se nuk mund të besoj se dikush do bënte diçka të tillë./albora.ch/

Marketing