Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder ka dhënë dorëheqjen nga kreu i kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft, njoftoi kompania.

Vendimi erdhi pasi Parlamenti Evropian paralajmëroi Shrëderin se do të vendoseshin sanksione të drejtpërdrejta nëse ai nuk jepte dorëheqjen nga bordi i drejtorëve të kompanisë.
Përveç Shrëderit, dorëheqjen ka dhënë edhe biznesmeni rus Matthias Varnig.
Kujtojmë se PE bëri thirrje dje për vendosjen e sanksioneve ndaj Shrëderit për shkak të lidhjeve të tij biznesore dhe politike me Rusinë. Më herët gjatë ditës, Berlini vendosi të revokojë të drejtat e veçanta të Schroeder-it si ish-kancelar.
Meqë ra fjala, Shrëder ka pasur lidhje të ngushta me Rusinë prej vitesh. Vetëm pak javë pas humbjes nga Merkel në 2005, ai pranoi kryesimin e projektit të gazsjellësit Nord Stream 2.
Më pas, në vitin 2017, ai u bë kryetar i Bordit Mbikëqyrës të gjigantit rus të naftës Rosneft. Asambleja e aksionarëve të gjigantit rus të naftës dhe gazit Rosneft, 70% e të cilit është në pronësi të shtetit, e emëroi atë kryetar të Bordit Mbikëqyrës. Ky pozicion i solli atij miliona të ardhura, pa të cilat tani ka mbetur.
Foto: Wikipedia