Dua Lipa ka shfaqur figurën e saj në formë mahnitëse, në bikini neoni jeshile dhe portokalli ndërsa po pushonte në një jaht në St. Barts të ishujve Karaibe, përpara vitit të ri, bashkë me babain e saj, Dukagjin Lipa dhe disa persona të tjerë.

Këngëtarja kosovare u fotografua duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen në bordin e anijes luksoze, ku po merrte rreze dielli ndërsa lexonte, bisedonte dhe zhytej në detin e pastër blu.
Pushimet e kosovares vijnë më shumë se një javë pasi ajo dhe i dashuri i saj për një kohë të gjatë, Anwar Hadid thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes.
“Dua dhe Anwar aktualisht po bëjnë një pushim nga marrëdhënia e tyre dhe po kalojnë kohë të ndarë”, ka thënë një burim për People.
Ndarja erdhi vetëm pak muaj pasi Hadid festoi ditëlindjen e Lipës me një thënie të ëmbël në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia. Të dua përgjithmonë”, shkroi ai në Instagram Story në gusht.
Dyshja u lidhën për herë të parë në verën e vitit 2019 dhe bënë debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq në American Music Awards atë nëntor.
