Dua Lipa mesa duket ajo po del me reperin Jack Harlow, i cili shkroi dhe regjistroi një këngë të titulluar “Dua Lipa”, në shenjë respekti dhe admirimi dhe ndoshta tashmë është duke u përpjekur të rrëmbejë zemrën e saj.

Marketing
Sipas “Page Six”, ata u panë së bashku në Variety Hitmakers Brunch në Los Angeles, në nëntor, dhe me sa duket, ata të dy u apasionuan me njëri-tjetrin dhe filluan të komunikonin.
Një burim i afërt me Harlow pohon se ai ishte shumë i interesuar dhe do ta donte shumë romancën me të.

Njerëzit afër tyre përmendën se Harloë fluturoi drejt New York për ta parë dhe për t’u lidhur me të pas performancës z100 Jingle Ball. Paparacët kanë përmendur se ata janë parë duke mbërritur veçmas në një restorant në lagjen Meatpacking të NY një ditë pas performancës.

Personi i afërt me Harlow përmendi se “ai do të bëjë më të mirën, pasi ka qenë gjithmonë një fans i saj”.
Po Trevor Noah? E gjithë kjo vjen si një surprizë pasi shumë besuan se ajo dhe Trevor Noah kishin nisur një romancë teksa u panë duke u përqafuar pasi kishin darkuar në një restorant të njohur në Nju-Jork në shtator.
Megjithatë, sipas një burimi, ishte vetëm një darkë miqësore pasi ata regjistruan një podcast së bashku.
Marketing