Mot i lig ka mbizotëruar pasditen e kësaj të marte në disa rajone të Kosovës.

Marketing

Era e breshri kanë dëmtuar shumë sipërfaqe me të mbjella.

Meteorologu Mendim Rugova ka publikuar disa pamje të rrufeve nga stuhia e verës që kaloi mbi kryeqytet, si dhe një video timelapse, të cilat janë shpërndarë nga “Prishtina Weather”.

“Stuhia mbi Prishtinë. Timelapse prej 40 minutash. Vërehen edhe rrufetë në disa pamje. Shpejtësia maksimale e erës e regjistruar në stacionin personal 18.8m/s, apo 68km/h”, thuhet në njoftim.

Marketing