Një djalë 7 vjeç nga Dortmundi vuri re se diçka nuk shkonte me babain e tij. Si një i rritur, ai thirri shërbimet e urgjencës, duke i dhënë të gjitha të dhënat e sakta, ku me këtë shpëtoi jetën babait të tij, raporton bild.de, përcjellë albora.ch.

Marketing

Gjendja e burrit ishte kërcënuese për jetën, pasi ishte diabetik dhe fëmija e kuptoi këtë menjëherë.

Kur punëtorët e shpëtimit mbërritën, burri ishte pa vetëdijë, mirëpo ata u kujdesën për të dhe ai u zgjua përsëri, por duke ju falënderuar zgjuarsisë së shtatëvjeçarit./albora.ch/

Marketing