Marketing

Në nderim të shënimit të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Donald Veshaj finalizoi portretin e Adem Jasharit. Para pak minutash, ai shpalosi komplet figurën e heroit kombëtar që e nisi në orët e para të mëngjesit.

Donaldi është finalisti i tretë i “Big Brother VIP Albania”, i cili arriti në finale bashkë me Ilirin, Beniadën dhe Einxhel.

Ndërkohë, nesër me fillim nga ora 21:00 është finalja, ku do të zbulohet edhe fituesi i çmimit të madh prej 98 mijë eurosh i zbritur nga 115 mijë, pasi finalistët darkuan me disa nga ish-banorët dhe darka iu kushtoi 2500 euro dhe sipas kërkesës së “Vëllait të Madh”, banorëve iu morën paratë nga çmimi final./albora.ch/

Marketing