Marketing

Harta e publikuar në rrjetet sociale thuhet se e tregon boshtin e mundshëm të sulmit që presidenti Vladimir Putin mund të urdhërojë trupat e tij të marrin, pasi Rusia është e gatshme për një sulm pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas mediave të huaja një hartë e shpërndarë në llogarinë zyrtare të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes në Twitter tregon dy faza të mundshme: ‘lëvizja tokësore e fazës së parë’ dhe ‘lëvizja tokësore e fazës së dytë’, të një pushtimi rus në Ukrainë.

“Përditësim i Inteligjencës: Rusia ruan një prani të konsiderueshme ushtarake që mund të kryejë një pushtim pa paralajmërim të mëtejshëm”, thuhet në postimin në Twitter.

Sipas skynews, harta rrëqethëse tregon se sa reale është mundësia e pushtimit dhe vjen pasi Britania e Madhe dhe SHBA akuzuan sot Rusinë për rritjen e forcave të saj në kufirin ukrainas me deri në 7000 trupa./albora.ch/

Marketing