Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas rastit të sotëm të djegies së tri veturave në veri të Kosovës.
Hovenier, përmes një postimi në Twitter, i ka cilësuar këto akte si vepra fikacake dhe kriminale.
“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh. SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa RKS për veturat sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier.
“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka thënë ai.
Unfortunately, I need to reiterate this message. https://t.co/mtZCMlqUxq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 31, 2023