Pikërisht në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë, serbët në Beograd janë mbledhur kundër ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright dhe pro-Rusisë.

Marketing

Serbët me flamuj të Rusisë dhe me disa parulla ‘Albright digju në ferr’ dolën për të festuar në rrugët e kryeqytetit serb.

Këto pamjet janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.

Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, vdiq dje në moshën 84 vjeçare. Ajo nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s më 1999, për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. /albora.ch/

Marketing