Deutsche Bank, një nga bankat më të mëdha gjermane, po përgatitet të mbyllë qendrat e saj teknologjike në Rusi, ku punojnë rreth 1.500 njerëz.

Marketing

Deutsche Bank, e cila njoftoi se do t’i jepte fund “gradualisht” aktiviteteve të saj në Rusi pas luftës Ukrainë-Rusi, u bë kryesisht e pavarur nga qendrat e teknologjisë ruse gjatë kësaj periudhe, njoftoi gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt, raportojnë mediat e huaja.

Në lajmin ku thuhet se qendrat e teknologjisë në fjalë në Moskë dhe Shën Petersburg do të mbyllen së shpejti, theksohet se punonjësve që zhvillojnë softuerin e përdorur në njësinë e investimeve të bankës iu ofrua të largoheshin nga banka duke iu dhënë pagesën e largimit.

Vitin e kaluar, Deutsche Bank, u ofroi të gjithë punonjësve të saj rusë mundësinë për të lëvizur vullnetarisht në qendrën e sapokrijuar të teknologjisë ose qendra të tjera teknologjike në Berlin. Më shumë se 700 nga 1.500 punonjësit e bankës në Rusi aktualisht punojnë për bankën jashtë Rusisë.

Nga ana tjetër, për shkak të sanksioneve të pasluftës kundër Rusisë, shumë kompani gjermane i drejtuan punonjësit e tyre rusë në Gjermani. Që nga marsi i vitit 2022, misionet diplomatike të Gjermanisë jashtë vendit kanë lëshuar rreth 9.200 viza pune për shtetasit rusë, sipas Ministrisë së Jashtme gjermane.

Marketing