Media gjermane ‘Der Spiegel’ ka publikuar të premten një artikull ku shkruhet se kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia federale gjatë një vizite në Gjermani dhjetorin e vitit  të shkuar.

Marketing

Sipas ‘Der Spiegel’, incidenti është shënuar në bordin e avioni ‘Lufthansa’, ku kryeministri shqiptar ka refuzuar me forcë të vendosë një maskë “FFP2” ose një maskë kirurgjikale, siç i ishte kërkuar, në vend të një maske pëlhure.

“Kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër të vendoste maskën mbrojtëse mjekësore përpara nisjes së avionit nga Frankfurt am Main në Detroit, saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare që të mbante një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, shkruhet në artikullin e ‘Der Spiegel’.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar Endri Fuga, drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim i cili ka cilësuar një incident të vjetër për të cilin kompania ka kërkuar ndjesë.

“Lajm i vjetër për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, shkroi Fuga në Twitter./albora.ch/

Marketing