Deputetes ukrainase, Iryna Friz, duket se i ka lënë përshtypje të veçantë vendosja e flamurit të vendit të saj në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës si simbol i përkrahjes së kosovarëve ndaj Ukrainës.

Marketing

Përmes një postimi në Facebook, Friz shkroi: “Faleminderit, Prishtina”.

Ajo gjithashtu në postim e vendosi fotografinë e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me flamurin gjigant Ukrainas dhe flamujt e Kosovës e Ukrainës si dhe shenjën e shtrëngimit të duarve./albora.ch/

Marketing