Deputeti i VV-së, Valon Ramadani ka treguar që është miratuar Ligji për Paga dhe Ligjit për Zyrtarë Publikë, shkruan Albora.ch.

Marketing

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se “me këtë veprim po e hapim sistemin publik për të gjithë ata profesionistë nga diaspora apo me përvojë në sektorin privat, që duan të kontribuojnë në administratën e Kosovës”.

Postimi i plotë:

Sapo votuam në Kuvend dy projektligje që tash u kthyen në ligje, Ligjin për Zyrtarë Publikë dhe Ligjin për Paga.

Me këtë veprim po e hapim sistemin publik për të gjithë ata profesionistë nga diaspora apo me përvojë në sektorin privat, që duan të kontribuojnë në administratën e Kosovës. Kjo reformë do të sjellë freski në sektorin publik.

Me këto ligje e luftojmë pabarazinë, duke zvogëluar dallimin midis pagës më të ulët dhe asaj më të lartë nga 20 herë, në vetëm 4.78 herë.

Si kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal dhe Media, i falënderoj të gjithë akterët që dhanë kontributin e tyre në shqyrtimin e këtyre projektligjeve mes dy leximeve.

Marketing