Gruaja e aktorit të njohur Will Smith, Jada ka bërë daljen e parë të saj publike pas incidentit të ndodhur në Çmimet Oscar.

Marketing

Ajo u shfaq në tapetin e kuq me krijusen e serialit hit amerikan ‘’Grey’s Anatomy’’, Shonda Rhimes dhe producenten e njohur, Debbie Allen. Aktorja ishte e ftuar në hapjen e ‘’Qëndrës së Arteve Performuese Rhimes’’ në qytetin e Los Angeles. Pinkett Smith pozoi në tapetin e kuq me një fustan floriri të shkëlqyeshëm dhe një palë vathë ari. Ajo u fotografua gjithashtu përkrah Samuel L. Jackson dhe gruas së tij LaTanya Richardson Jackson.

50 vjeçarja, nuk ka pasur një reagim të sajin që kur burri i saj goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock gjatë transmetimit të Oscars më 27 mars. Gjatë mbrëmjes, Rock bëri një shaka për flokët e qethur të Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Smith është përjashtuar nga të gjitha ngjarjet e Akademisë për 10 vjet, por ai do të mbajë Oscarin për aktorin më të mirë që fitoi për rolin e tij në “King Richard”./Albora.ch/

Marketing