Jurgen Klop është argëtuar nga ndeshja e sotme mes Liverpulit të tij dhe Manchester City-t, ndonëse nuk ndryshoi situatën në renditjen e kampionatit pas barazimit 2-2. Skuadra e tij mbetet në ndjekje të ekipit të Guardiolës, por Klop tha për “Sky Sport” se ekipi kishte arritur qëllimin që të tregonte se ishte i denjë për të luftuar deri në fund për trofeun në Angli.

Marketing

“Mendoj se mund ta përshkruajmë si një ndeshje boksi, po ule të dy duart poshtë për një sekondë merr një goditje të fortë. Mua më pëlqyen shumë gjëra, mendoj se ishim shumë afër fitores.

Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë më i mirë. Siti qartësisht u mundua me gjëra si topi pas shpine. Është e kuptueshme kur ke aksione të tilla të zgjuara, në momentet kur ne u munduam që të merrnim pak më shumë frymë, erdhi një tjetër. Ishte një ndeshje e madhe dhe sa për rezultatin, mund ta pranojmë dhe të jetojmë me të.

Mund të bënim më mirë por në shumë momente kemi bërë shumë mirë. Intensiteti i kësaj ndeshje është i çmendur. Ishte shumë argëtuese, më pëlqeu.

Çfarë u thashë lojtarëve në pushim? I tregova golin që shënuam pasi ishte një situatë shumë e mirë futbolli e cila nëse do të bëhej më shpesh, do të kishim më shumë shanse. Isha i bindur se mund ta fitonim këtë ndeshje. Ata ishin shumë më tepër direkt se ne sot. Ata kishin një ide më direkte loje se ne dhe ne deshëm që ata të vraponin kur të ishin në kontrollin e topit.

Në aspektin mbrojtës ishim disa herë të ngutur, ata na vendosën nën trysni dhe ne mund të mbrojmë më mirë këto situata. Pjesa e dytë ishte me shumë intensitet, edhe atyre iu deshën kundërzbritje, por kundërsulmet e tyre nuk janë të këqij. Vendimmarrja e tyre është shumë e mirë dhe ata zgjedhin gjithmonë lojtarin e duhur.

Mendoj se është një barazim i merituar dhe komplet i pranueshëm, ne deshëm të siguroheshim që ata të shohin djemtë e mi si të jashtëzakonshëm gjithashtu.

Kanë mbetur 7 ndeshje për t’u luajtur nga të dy skuadrat dhe ne nuk do të ndalemi duke i ndjekur, kjo është e sigurt. Të sigurohemi që jemi gati për Benfikën, për këtë skuadër përsëri në gjysmëfinalen e Kupës FA dhe pastaj të shohim se kush ka një mbyllje më të mirë të sezonit”, theksoi Klop pas duelit./Albora.ch/

Marketing