Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, të paktën 117 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 155 të tjerë janë plagosur në vend, raporton Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Marketing

Ai thotë se shumica e viktimave dhe lëndimeve janë raportuar në ose rreth kryeqytetit të Ukrainës Kiev (58) dhe në qytetin verilindor të Kharkiv (40), shkruan BBC.

Ai shton se në Kharkiv, një tank rus thuhet se goditi një makinë që i përkiste një familjeje që udhëtonte me dy fëmijë.

Ndërsa në qytetin port jugor të rrethuar të Mariupolit, thotë ai, autobusët e evakuimit që transportonin fëmijë u goditën nga granatimet ruse.

Prokurorët thonë gjithashtu se kanë regjistruar 548 raste ku shkolla dhe objekte të tjera arsimore janë goditur, 72 prej të cilave thonë se janë “shkatërruar plotësisht”.

Ata shtojnë se shifrat që raportojnë nuk janë përfundimtare për shkak të vështirësive për të hyrë ose inspektuar vende në disa pjesë të vendit. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing