Marketing

Fituesi rus i çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov do të nxjerrë në ankand medaljen për të ndihmuar refugjatët ukrainas, raporton CNN.

Muratov tha se ishin fëmijët e plagosur dhe të sëmurë që e detyruan të nxirrte në ankand medaljen prestigjoze. Muratov, bashkëthemeluesi i Novaya Gazeta, fitoi Çmimin Nobel për Paqe tetorin e kaluar për mbrojtjen e fjalës së lirë në Rusi.

Ai theksoi nevojën urgjente për vendosjen e armëpushimt, lirimin e të burgosurve dhe krijimin e korridoreve humanitare.

Të ardhurat nga shitja e medaljes do të shkojnë për Fondacionin e Ndihmës për Refugjatët ukrainas, një organizatë joqeveritare që përpiqet të “sigurojë mbështetje morale dhe materiale për refugjatët nga Ukraina”.

Më shumë se 3.5 milionë refugjatë janë larguar deri më tani Ukraina, sipas raportit të fundit nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët./albora.ch/

Marketing