Prestigjiozja britanike “DailyMail” i është rikthyer sërish çështjes së shqiptarit Aleks Visha i cili është rikthyer në Britani edhe pse ndaj tij ka një urdhër deportimi.

Marketing

Në artikullin e tyre thuhet se ky i ri shqiptar filmon veten e tij teksa pi “shisha” dhe flet me miqtë e tij tepër i lumtur. Gjatë bisedës 20-minutëshe, të mbushur me fjalë sharje në anglisht dhe shqip, ai thotë se e urren Britaninë, e urren policinë britanike dhe pyet veten nëse mund të heqë dorë nga varësia e tij e shtrenjtë për të luajtur poker.

Për kthimin e tij të paligjshëm në Britaninë e Madhe u alarmuan burime sigurie në Shqipëri dhe Britani. Ai mendohet se ka përdorur një pasaportë false për t’u kthyer, me avion ose traget, në shtator, pasi ka hyrë në një vend të BE-së pa vizë. “Sjellja e pacipë e Vishajt nuk është e pazakontë. Kemi gjetur kriminelë të tjerë shqiptarë që jetojnë hapur në Britani, pavarësisht se më parë ishin larguar nga ky vend” raporton DailyMail, transmeton albora.ch.

Ashtu si bashkatdhetari i tij Vishaj, edhe Dorian Puka është rikthyer në Britani të Madhe pavarësisht dy dënimeve në Londër për vjedhje, dhe pasi u riatdhesua dy herë nga Ministria e Brendshme.

Sipas hulumtimit të Mail, Shqiptarët janë një problem i veçantë. Në artikull përmenden edhe shqiptarë të tjerë si Armond Mucmata dhe Lefter Hoxha të cilët edhe pse të dënuar e të deportuar, rikthehen sërish në Angli në mënyrë ilegale për të vazhduar punët e tyre që lënë në mes./albora.ch/

Marketing