Për shkak të masave aktuale kundër përhapjes së Coronavirusit, pothuajse 70 për qind e të gjitha restoranteve po punojnë me humbje, shkruan NZZ.

Marketing

Situata e krijuar nga pandemia është përkeqësuar për shkak të futjes së kërkesës për certifikatë dhe rregullit 2-G-plus që është në fuqi që nga dhjetori.

Në përgjithësi, shitjet në vitin e kaluar janë rreth 40 për qind më të ulëta se në vitet para pandemisë.

Presidenti i Shoqatës së Gastronomeve, Casimir Platzer, ka kërkuar që bizneset të kompensohen nga shteti.

Ndërkaq drejtorët shëndetësorë të Zvicrës Lindore po bëjnë thirrje që periudha e izolimit dhe karantinës të reduktohet në pesë ditë.

Ata i dorëzuan një letër përkatëse Këshillit Federal të premten më 7 janar, tha drejtoresha shëndetësore e Cyrihut Natalie Rikli në një intervistë me NZZ.

“Përndryshe ne të gjithë së shpejti do të jemi në një lloj bllokimi,” thotë Rickli. Nëse jeni pa simptoma për të paktën 48-orë, duhet të jeni në gjendje t’i jepni fund izolimit ose karantinës pas pesë ditësh, sipas kërkesës nga Zvicra lindore. /albora.ch/

Marketing