Parlamenti i Indonezisë miratoi sot një ligj të ri penal, sipas të cilit seksi jashtë martesës shpallet vepër penale me dënim deri në një vit burg, njoftoi zëdhënësi i Parlamentit.

Marketing

Ligji do të zbatohet si për qytetarët indonezianë ashtu edhe për të huajt

Reforma legjislative dënon edhe bashkëjetesën e dy personave që nuk janë të martuar dhe nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Fyerja e presidentit apo institucioneve shtetërore dhe shprehja e çdo pikëpamjeje që është në kundërshtim me ideologjinë shtetërore të Indonezisë janë gjithashtu të dënueshme.

Kundërshtarët e ligjit të ri shprehin shqetësimin për dëmin që rregullat mund t’i bëjnë imazhit të Indonezisë si një destinacion pushimesh dhe investimesh.

Marketing