Një nga avionët e kompanisë ajrore ‘Easy Jet’ i cili po udhëtonte drejt Britanisë është ulur  në Pragë pas një alarmi për një‘bombë në bord.

Marketing

Avioni po fluturonte nga Kraków në Poloni për në Bristol të dielën, kur piloti u detyrua të ndryshonte drejtimin e rrugës drejt kryeqytetit çek. 

“U raportua për një bombë të mundshme në bordin e një avioni. Të gjitha veprimet për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të gjithë trafikut ajror aktualisht po kryhen nga policia e Republikës Çeke”, njoftoi kompania ajrore në një postim në Twitter.

Policia çeke tha se ekspertët e saj të eksplozivëve ishin në vendngjarje dhe po hetonin pajisjen e raportuar.  Nga kontrollet rezultoi se nuk kishte asnjë lëndë plasëse në avion.

Marketing