Rreth një e pesta e banorëve të përhershëm janë me shtetësi të dyfishtë në Zvicër.

Kur të huajt fitojnë nënshtetësinë e vendit të tyre të banimit duke ruajtur ende shtetësinë e vendit të tyre të origjinës, ata bëhen të njohur si “shtetas të dyfishtë”.

Marketing

Për sa i përket vendbanimit, shumica e shtetasve të dyfishtë (45 përqind) jetojnë në Gjenevë, Vaud (31 përqind), Ticino (38 përqind) dhe Basel-City (25 përqind), transmeton albora.ch.

Brenda kësaj popullate, 65 për qind e kanë marrë shtetësinë zvicerane me natyralizim, ndërsa 35 për qind e kanë marrë atë në lindje.

Ndryshe nga shumë vende të tjera të qenit i lindur në Zvicër nuk do të thotë automatikisht se personi është zviceran; nëse prindërit e tyre kanë lindur jashtë vendit dhe kanë ende pasaporta të huaja, një person nuk do të marrë nënshtetësinë zvicerane me lindje./albora.ch/

Marketing