Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt të këtij viti, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 22 mijë e 376 familje me gjithsej 88 mijë e 453 anëtarë.

Marketing

Komuna e Mitrovicës ka më së shumti familje me asistencë sociale. Kjo komunë ka 2 mijë e 131 familje përfituese nga skema sociale apo 8 mijë e 672 qytetarë.

Ndërsa komuna e dytë që ka më së shumti familje me asistencë sociale, është qyteti i Vushtrrisë me 1291 familje apo 5 mijë e 609 qytetarë.

Sipas raportit të fundit të ASK-së, Lipjani renditet në vendin e tretë me 1163 familje apo 4 mijë e 979 qytetarë.

Pas Lipjanit, vendin e katërt e zë Prishtina me 1152 familje apo 4 mijë e 370 qytetarë.

Marketing