Islam Pacolli nga kompania Mabetex ka folur për sigurinë e punëtorëve shqiptarë në Kazakistan ku po zhvillohen protesta.
Marketing

Ai ka thënë se është një situatë që për momentin të gjithë punëtorët e kompanisë janë të siguruar.
Sipas tij as vijimi i punëve nuk është ndërprerë.
“Ne kemi pas kontakte vazhdimisht me punëtorët dhe gjithashtu ata kanë kontaktuar edhe me familjarët e tyre. Derisa nuk ka asnjë cenim të sigurisë, nuk ka arsye as të paragjykojmë ne tash. Është situatë stabile momentalisht”, ka thënë ai në KTV.
Protestat në Kazakistan nisën më 2 janar për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve dhe eskaluan më pas. Në total në protesta vdiqën 164 persona, prej tyre 16 anëtarë të forcave të sigurisë. /albora.ch/
Marketing![]()