Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet pret një takim konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë, më 2 maj në Bruksel.

Marketing

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Dollet u shpreh se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, ku sipas tij, në fokus ka qenë nevoja për formimin e Asociacionit.

“Bisedë thelbësore, pozitive me presidentin Vuçiç. U pajtuam për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit në mes të SHBA-ve dhe Serbisë, dhe në fokus të përbashkët patëm përparimin në dialog, në veçanti nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Presim takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, shkroi ai në Twitter.

Marketing