Më shumë se 70 ushtarë ukrainas janë vrarë pasi artileria ruse goditi një bazë ushtarake në Okhtyrka, një qytet midis Kharkiv dhe Kievit, shkroi kreu i rajonit në Telegram.

Marketing

Forcat ruse kanë nisur sulme me raketa që vranë “dhjetëra” civilë në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, dhe filluan një sulm të rinovuar në kryeqytetin Kiev, transmeton albora.ch.

Të paktën nëntë persona janë vrarë, duke përfshirë tre fëmijë dhe 37 janë plagosur brenda një dite pas bombardimeve në Kharkiv, tha kryebashkiaku i qytetit.

Qyteti jugor i Ukrainës, Kherson, është “i rrethuar” nga ushtarë rusë, sipas rrëfimeve nga një gazetare ukrainase, Alyona Panina, dhe kryebashkiaku i qytetit.

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka njoftuar se do të nisë një hetim për krime të mundshme lufte ose krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Imazhet satelitore të marra të hënën, tregojnë një kolonë ushtarake ruse në veri-perëndim të Kievit që shtrihet për rreth 40 milje (64 km), raporton Reuters.

Lexo edhe:

Rusia përdori një bombë vakum të hënën në pushtimin e saj në Ukrainë , sipas Oksana Markarova, ambasadorja e Ukrainës në SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar më shumë sanksione kundër Rusisë dhe më shumë armë për ushtrinë e Ukrainës, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka raportuar të paktën 406 viktima civile, duke përfshirë të paktën 102 të vdekur.

Kanadaja do të furnizojë Ukrainën me municion të përmirësuar dhe armë antitank , tha kryeministri Justin Trudeau.

Presidenti ukrainas ka bërë thirrje për një zonë të ndaluar fluturimi për raketat , avionët dhe helikopterët rusë pas sulmit në Kharkiv.

Volodymyr Zelenskiy gjithashtu nënshkroi një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Një zyrtar i lartë i BE tha se udhëheqësit mund të diskutojnë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në një samit jozyrtar në mars.

Ukraina ka hapur kufirin e saj për të huajt të gatshëm për të luftuar . Presidenti i Ukrainës ka nxjerrë një dekret që heq përkohësisht kërkesat për viza hyrëse.

FIFA dhe UEFA kanë pezulluar ekipet kombëtare dhe klube të Rusisë nga të gjitha garat ndërkombëtare deri në një njoftim të dytë.

SHBA do të dëbojë 12 anëtarë të misionit të Rusisë në OKB , duke i akuzuar ata se kanë “abuzuar me privilegjet e tyre” duke u përfshirë në spiunazh që është i dëmshëm për sigurinë kombëtare. /albora.ch/

Bisedimet e nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Rusisë që u zhvilluan në kufirin me Bjellorusinë të hënën në mëngjes përfunduan pa ndonjë përparim . Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë negociatat dhe një raund i dytë bisedimesh mund të zhvillohet në ditët në vijim.

Lexo edhe:

Marketing