Tashmë në disa shtete të botës janë identifikuar raste të qytetarëve, të cilët janë të infektuar në të njëjtën kohë me COVID-19 si dhe me grip stinor, ku për këtë gjendje, në botë është duke u përdorur termi “Flurona”.

Marketing

Sipas asaj që është shkruar deri më tani, Flurona nuk është ndonjë variant i ri i koronavirusit e as një sëmundje e veçantë.

Rastet e para me Flurona janë zbuluar në vende të ndryshme të botës duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Brazilin, Filipinet dhe Hungarinë.

Washingtion Post raporton se përderisa shumë vende ndjekin rastet e koronavirusit dhe gripit, duket se ka pak të dhëna se sa njerëz i kanë këto dy viruse në të njëjtën kohë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se të dy viruset, si koronavirusi ashtu edhe gripi stinor, mund të kenë simptoma të njëjta duke përfshirë kollën, rrjedhje hundësh, dhimbje të fytit, ethe, dhimbje koke dhe lodhje dhe mund të jenë fatale për njerëzit.

Sa i përket shpërndarjes, OBSH-ja thotë se të dyja viruset, si COVID-19, ashtu edhe gripi, përhapen thuajse në mënyrë të njëjtë, kur një person i infektuar kollitet, teshtin, flet, këndon ose merr frymë.

Ndërkohë të gjitha moshat mund të infektohen me virusin COVID-19 dhe virusin e gripit stinor, por më të rrezikuarit janë të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike, pacientët që marrin kimioterapi ose steroide, ose ata që vuajnë nga sëmundjet malinje./albora.ch/

Marketing