Agjencia e rojes kufitare të Ukrainës ka njoftuar se rreth 2,200 burra ukrainas janë arrestuar deri më tani teksa përpiqeshin të largoheshin nga vendi në kundërshtim me ligjin ushtarak.

Marketing

Agjencia tha të dielën se disa prej tyre kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe të tjerë janë përpjekur të korruptojnë rojet kufitare për të dalë nga vendi. Disa madje janë gjetur të vdekur derisa përpiqeshin të kalonin malet Karpate në mot të pafavorshëm.

Sipas ligjit ushtarak, burrave ukrainas midis 18 dhe 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi në mënyrë që të shërbejnë në mbrojtje të vendit, duke luftuar kundër trupave ruse./albora.ch/

Marketing