Qeveria britanike ka marrë vendim për 65 sanksione të reja kundër Rusisë që targeton industrinë, bankat dhe bizneset elitare ruse, shkruan The Guardian.

Marketing

Në mesin e të sanksionuarve është edhe organizata ruse e mercenarëve Wagner Group.

 “Sanksionet e sotme synojnë industritë kryesore që mbështesin pushtimin e paligjshëm të Rusisë, duke përfshirë Hekurudhat Ruse dhe kompaninë e mbrojtjes Kronshtadt, prodhuesi kryesor i dronëve rusë. Grupi Ëagner – organizata e mercenarëvë rusë që thuhet se janë angazhuar të vrasin Presidentin Zelenskiy – gjithashtu është sanksionuar. Gjashtë banka të tjera janë në shënjestër, duke përfshirë Alfa Bank, bashkëthemeluesit e së cilës përfshijnë oligarkët e sanksionuar më parë Mikhail Fridman, Petr Aven dhe German Khan. Prodhuesi më i madh në botë i diamanteve Alrosa është gjithashtu i sanksionuar”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike./albora.ch/

Marketing