Pesë persona u gjetën në qendër të Montreux mëngjesin e së enjtes, të cilët kishin rënë nga kati i shtatë i një ndërtese. Fillimisht u fol për pesë viktima, por katër persona vdiqën. Një person është dërguar në spital me lëndime të rënda.

Marketing

20 Minuta raporton për disa dëshmitarë që përshkruajnë “aktivitet të vrullshëm” pranë kazinosë. Një prezencë e madhe policie ndodhet në vendngjarje. “Unë hyra në qytet rreth orës 7:25 të mëngjesit. Tani shoh që janë vendosur tenda të bardha”, sipas një dëshmitari.

Një zëdhënës i policisë tha se njerëzit me sa duket u hodhën nga një apartament. Një gazetar nga Radio Télévision Suisse ndau një regjistrim në Twitter që tregonte hetuesit në një ballkon. Mesa duket personat janë hedhur nga banesa e sipërme e pallatit./albora.ch/

Marketing