Si pasojë e infektimit me virusin corona, brenda 12 ditëve nga një familje vdiqën, babai, nëna dhe djali. Fillimisht vdiq djali (30 vjeç), më pas nëna e tij, (49 vjeç) dhe vetëm pak ditë më vonë edhe babai (58 vjeç) raporton “Bild”, përcjell albora.ch.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur në Baden – Württemberg, në Gjermani, ku familja ishte me prejardhje italiane. Në këtë familje kanë mbetur edhe pesë motra, katër prej të cilave të mitura, transmeton albora.ch.

Sipas “Bild” tragjedia nisi në fund të nëntorit kur djali 30-vjeçar u diagnostikua me test pozitiv të koronës. Djali nuk ishte i vaksinuar, ashtu siç nuk ishin e gjithë familja./albora.ch/

Marketing