Një grua nga Kosova me qëndrim në kantonin e Aargaut nuk dëshiron as të përpiqet për të mësuar gjuhën e vendit të ri ku ajo jeton tash e sa vite, gjermanishten.

Marketing

Për këtë arsye, autoritetet nuk donin t’i vazhdonin lejen e qëndrimit të zonjës, por çështja përfundoi në shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale, me seli në Lozanë, raporton blick.ch, përcjell albora.ch.

Atje tani është vendosur se ajo do të tajtohet vetëm sipas ligjit të imigracionit.

Gjyqtarët e Lozanës i kanë bërë me dije asaj se duhet të zbatoj vërejtjet që i janë bërë në këtë procedurë, përndryshe mund të përballet me mosvazhdim të lejes së qëndrimit, shkruan sda.ch, transmeton albora.ch.

Megjithatë, interesi privat i të prekurës në këtë rast aktualisht ende mbizotëron. Dhe në bazë të tij, ajo lejohet të qëndrojë në Zvicër, ku ajo jeton që nga dhjetori i vitit 2015 me bashkëshortin e saj gjithashtu nga Kosova dhe djalin e përbashkët, katërvjeçar e gjysmë.

Sipas Gjykatës Federale, ajo “në mënyrë të vazhdueshme” ka refuzuar për të mësuar gjuhën gjermane. “Ky “qëndrim jobashkëpunues” ka zgjatur me vite. Fakti që ajo nuk kishte treguar asnjë përpjekje përballë kërcënimit akut të dëbimit tregon një “mungesë të caktuar interesi për t’u përshtatur me situatën lokale”, thuhet në njoftim./albora.ch/

Marketing