Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, u takua sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin biseduan për një sërë çështjesh gjeopolitike, si dhe për situatën rreth Ukrainës dhe kërcënimet ruse.

Marketing

Borell tha se vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë BE-SHBA është çelësi për të shmangur përkeqësimet dhe për të mbizotëruar diplomacinë.

“Sot ne kemi dërguar një mesazh të fortë për vendosmërinë tonë të përbashkët për të forcuar sigurinë energjetike në Evropë dhe në fqinjësinë tonë të drejtpërdrejtë, e kam fjalën për Ukrainën, por edhe për Ballkanin Perëndimor. Sa i përket krizës aktuale rreth Ukrainës, ne kemi parë sy më sy vendosmërinë tonë për t’iu dhënë një përgjigje të bashkuar kërcënimeve të Rusisë. Kjo është pasuria jonë më e mirë”, u shpreh Borrell në konferencën për media, pas takimit me Blinken. /albora.ch/

Marketing